Capital T debuton në industrinë e filmit, pjesë e një filmi amerikan

 
Reperi kosovar, Capital T, është bërë pjesë e industrisë së filmit me një projekt të quajtur “Jericho Ridge”, nën drejtimin e Will Gilbey.
Këtë lajm, reperi e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram.
Capital T ka thënë se është shumë i emocionuar për të filluar përvojën e tij të re me yje të mëdhenj.
“Jam i emocionuar të ju njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të mrekullueshëm të quajtur Jericho Ridge, nën drejtimin e Will Gilbey – fituesit të çmimit Bafta! Shumë i emocionuar për të filluar përvojën time të re me yje të mëdhenj, duke filluar me Nikki Amuka Bird – e nominuar për Bafta. Do të bëj më të mirën që ky projekt të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë, shumë falënderime që më ftuan mua, Will dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate”, ka shkruar Capital T.
Reperi ka thënë një tjetër lajm të mirë. Ai ka bërë të ditur se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në Prishtinë.
“Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”, ka shkruar në fund reperi./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

Back to top button