Boksieri ukrainas mbron titujt e botës dhe kombin e tij

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk do të mbrojë nesër titujt e tij të botës në peshën e rëndë kundër britanikut Anthony Joshua – dhe më pas do të kthehet në mbrojtjen e vendit të tij, tha ekipi i tij.
Ukrainasi e ka mundur Joshua-n në Londër shtatorin e kaluar.
Usyk ishte në Londër duke marrë pjesë në negociatat për revanshin me Joshuan kur filluan sulmet në qytetin e tij të lindjes, Kiev. Familja e tij ishte në shtëpi duke festuar ditëlindjen e vajzës së tij dhe anulimi i fluturimeve ndërkombëtare në Ukrainë do të thoshte se atij iu deshën tri ditë për t’u kthyer.
Ashtu si shumica e burrave ukrainas, 35-vjeçari filloi të ndihmojë, duke u bashkuar me një organizatë të vetëmbrojtjes së komunitetit.
Por, ai u kthye në boks me bekimin e Presidentit Volodymyr Zelensky, i etur që populli ukrainas të shihte flamurin e tyre në skenën sportive ndërkombëtare.
Alexander Krassyuk, tha për BBC Sport se pas luftës së kësaj fundjave “ai do të kthehet në mbrojtjen territoriale, nuk ka asnjë hezitim për këtë”./21Media

Back to top button