Bombardimet vazhdojnë në qytetet ukrainase

 
Po raportohet për bombardime nga ushtria ruse në disa qytete të Ukrainës.
Në këto qytete është raportuar për bombardime në 24 orët e fundit:
Bombardime të rënda janë raportuar në Irpin – një qytet në periferi të Kievit, shkruan BBC.
Granatimet vazhdojnë gjithashtu në qytetin jugor të Mariupolit, ku një armëpushim i planifikuar për t’u mundësuar banorëve të largoheshin u ndërpre menjëherë pasi filloi.
Granatime të rënda goditën Kharkivin dhe Sumy në lindje gjatë natës.
Luftime të ashpra janë raportuar të shtunën në veriperëndim të Kievit dhe përreth aeroportit Hstomel.
Forcat ruse vazhdojnë përpjekjet për të rrethuar Kievin, i cili, së bashku me Kharkivin, mbetet nën kontrollin e Ukrainës pavarësisht bombardimeve të rënda.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt./21Media

Back to top button