‘Bombë’ në Oslo

Policia ka intervenuar me kohë

Një pajisje e dyshuar “bombë” është shkatërruar para se të shperthente në Oslon qendrore, ka njoftuar policia.

BBC raporton se zyrtarët kanë rrethuar vendin të shtunën në mbrëmje para se pajisja e dyshuar “bombë’ të shpërthente.

Sipas policisë, një i dyshuar tani është në paraburgim, shkruan rtv21.tv.

Pajisja në Oslo ishte e aftë për të shkaktuar vetëm dëme të kufizuar, tha policia. Hetimi i është dorëzuar Shërbimit të Sigurimit Policor të Norvegjisë./21Media

Back to top button