Kaloni te përmbajtja kryesore

Bora vështirëson qarkullimin në komunikacion

Reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion në Podujevë. Kryetari i kësaj komune Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se janë duke punuar në zhbllokimin e rrugëve.
Bulliqi për të parë nga afër gjendjen e rrugëve, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, kanë vizituar sonte rrugët në fshatrat Kërpimeh, Metehi dhe Repë.
“Reshjet e dendura të borës kanë vështirësuar qarkullimin në komunikacion. Ne jemi duke punuar në terren me kapacitete të plota për t’i zhbllokuar rrugët dhe qarkullimi i qytetarëve të jetë normal. Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme, apeloj te të gjithë vozitësit për kujdes të shtuar”, ka shkruar Bulliqi në Facebook./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button