Osmani në mesin e Jasharëve të rinj: Liria triumfoi mbi robërinë

Në Akademinë përkujtimore në shënim të 24- vjetorit të Epopesë së UÇ​K-së, Presidentja e Kosovës është shfaqur në mesin e pasardhësve të familjes Jashari.
Në rrjetet sociale Osmani ka publikuar fotografi me antarët e familjes Jashari, teksa ka shkruar, ”me pasardhësit e familjes Jashari, Liria triumfoi mbi robërinë!Çlirimtarët triumfuan mbi pushtuesit! E mira triumfoi mbi ligësinë! Jeta triumfoi mbi vdekjen”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vjosa Osmani (@vjosa.osmani)

Në 24-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizoi manifestimin gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”./21Media

Back to top button