“Bordi i përkohshëm i KEK-ut i shokuar me keqmenaxhimin e kësaj korporate”

Bordi i përkohshëm i KEK sh.a. sonte bëri të ditur se është shokuar qysh nga takimet e para në këtë korporatë, kur është njoftuar se KEK sh.a. ka një diskrepanc prej mbi 1000 punëtorëve më pak se sa janë paraparë me skemën në fuqi. Kjo sipas bordit, pa dyshim që ka krijuar një situatë ku mosha mesatare e punëtorëve aktualisht është mbi 50 vjeç.

“Kontestet gjyqësore me punëtor, ku vetëm në fund të muajit dhjetori të vitit 2018, KEK sh.a. është duke humbur rastet ne vlere prej rreth 4 (katër) milion euro (pa i llogaritur shpenzimet administrative gjyqësore dhe kamatat) në shkallën e parë të gjykatës themelore për konteste që kanë të bëjnë më punetorë.”, bëri të ditur bordi i KEK-ut përmes një komunikate.

Bordi i përkohshëm i KEK sh.a shtoi se punëtorët punojnë me pajisje personale mbrojtëse të vjetruara. “Si pasojë e mos furnizimit me to (ka mbi 5 vite që punëtorët nuk janë furnizuar) me to, dhe më skandaloze korporata paguan hiq më pak se rreth 1.5 (një e gjysmë) milion euro në vit kompanive private të cilat zëvendësojnë mungesën e një numri të punëtoreve në KEK.”, u theksua më tutje në komunikatë.

Sipas bordit të KEK-ut, në këtë situatë, ku KEK sh.a. momentalisht ka një mungesë të madhe të punëtorëve dhe duke operuar me moshë të vjetër të punëtorëve dhe me rrezikun e shpenzimeve prej mbi 5 (pesë) milionë euro për konteste gjyqësore me punëtorët e saj dhe angazhime të kompanive private, bordi i përkohshëm i KEK sh.a. konform obligimeve dhe autorizimeve ka ndërmarrë masat emergjente, të cilat janë si në vijim;

“• Ka kërkuar nga menaxhementi takim sa më parë me kompaninë që aktualisht është angazhuar për rishikimin funksional të KEK-ut për tu konsultuar rreth vendosjes së prioriteteve për tu plotësuar fillimisht pozitat e rëndësishme (KEK sh.a. ka disa pozita komplekse si inxhinierët në turbine dhe gjenerator etj, për të cilat nevojiten deri në 5 vite eksperiencë për të qenë të pavarur në punën e tyre) për të vazhduar më plotësimin e gjithë skemës që pa dyshim do të ndikojë dukshëm në uljen e moshës mesatare në KEK sh.a. por edhe në ngritjen e funksionalitetit dhe sigurisë në operime.

• Për sa i takon kontesteve gjyqësore me punëtor, Bordi i përkohshëm ka angazhuar u.d. Kryeshefin Ekzekutivë dhe Zyrën Ligjore, që të shqyrtojnë bazën ligjore për gjetjen e një zgjidhje ku korporata do t’i kryej obligimet e dokumentuara dhe legjitimuara ndaj punëtorëve, pa  krijuar shpenzime shtesë (administrative gjyqësore dhe kamata) KEK sh.a.

• Bordi i përkohshëm gjithashtu do të shikojë me shumë kujdes vendimet, arsyeshmërinë dhe procedurat rreth angazhimit të kompanive private për zëvendësimin e punëtorëve dhe bazuar në gjetjet do të marrë masat adekuate.”, u theksua në komunikatën e bordit të përkohshëm të KEK-ut./21Media

Back to top button