Bordi i Trepçës: Minatorët kërkojnë shkarkimin e kryeshefit

Bordi i drejtorëve të përkohshëm të ndërmarrjes Trepça, ka dal më një raport lidhur me situatën në minierën e Stan Tërgut dhe grevën e minatorëve.

Sipas raportit nga kërkesat e minatorëve e vetmja kërkesë aktive është ajo për shkarkimin e ushtruesit të detyrës të kryeshefit Enis Abdurrahmani.

“Gjithashtu, ne kemi kërkuar që sa herë posedojnë informatë për shkelje, të adresohet tek ne dhe ne do ta trajtojmë me profesionalizëm dhe me prioritet ashtu që te mos dëmtohet ndërmarrja. Trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ndërmarrjen si dhe vendimmarrjen ne e bëjmë vetëm të bazuar në argumente dhe në fakte konform rregullave dhe ligjeve në fuqi”.

Disa nga minatorët kishin kërkuar ndihmë mjekësore, shkaku i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tyre.
Minatorët kërkojnë rritjen e pagave dhe kushteve më të mira./21Media

Back to top button