Borë e shi gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit që do të mbajë mbi vendin tonë gjatë kësaj fundjave.

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Ditën e diele do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Back to top button