Borell pret në New York liderët e Ballkanit Perëndimor

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, janë takuar sonte në New York me ftesë të shefit të diplomacisë në BE, Joseph Borrell.

Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York e përfaqëson presidentja, Vjosa Osmani.

Në takim do të diskutohet për situatën globale, e ndryshuar në mënyrë dramatike pas pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

BE-ja dhe SHBA-ja janë zotuar se do të bashkëpunojnë në të ardhmen në përpjekjet e përbashkëta për të ruajtur stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimorë dhe për të zgjidhur problemet që kanë mbetur./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button