Boris Johnson cakton datën e martesës

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, është kryeminstri i dytë që do të martohet gjatë periudhës sa është në detyrë.

Bëhet e ditur se Johnson dhe e fejuara e tij, Carry Symonds do të mbajnë festën e kurorëzimit në verën e vitit 2022.

Burimet e The Paper, thonë se detajet rreth martesës nuk janë bërë të ditura.

Johnson është i dyti në detyrë i cili martohet, pas Lord Liverpool, i cili kurorëzoi të dashurën e tij Mary Chester në vitin 1822.

Çifti Johnson dhe Symonds bënë të ditur fejesën e tyre, së bashku me lajmin se po bëheshin prindër të një fëmije në shkurtin e vitit të kaluar.

Siç raportohet, martesa e tyre u caktua për në atë vit për shkak që mendohet se nuk do të ketë masa parandaluese të Covid-19 më.

Për momentin, vetëm 30 persona maksimum, lejohet të marrin pjesë në ndonjë ceremoni në Angli.

Johnson u nda nga ish-gruaja e tij, Marina Wheeler, në vitin 2020./21Media