‘Ish objekti i Gjykatës nuk përbën trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur’

 

Komuna e Vushtrrisë të dielën ka filluar që ta rrënojë objektin e ish-Gjykatës Komunale, por është penguar dhe u kritikua nga aktivistë të shoqërisë civile dhe nga opozita.

Sot, nga komuna kanë reaguar duke thënë se janë të interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit më të vjetër, por që ish-objekti i Gjykatës nuk përbënë një trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur.

Nga komuna kanë dhënë arsyetime se pse duhet rrënuar objekti i ish-Gjykatës. “Komuna e Vushtrrisë është e interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit më të vjetër në Kosovë, por ish objekti i Gjykatës nuk përbënë një trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur”, ka bërë të ditur komuna në facebook, duke rënditur edhe arsyet.

Back to top button