Kaloni te përmbajtja kryesore

Boris Johnson me video-apel i drejtohet popullit rus

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka publikuar një video në rrjetet sociale drejtuar publikut rus në të cilën ai thotë se trupat e vendit po kryejnë mizori në Ukrainë, duke përfshirë masakrën e civilëve dhe përdhunimin e grave.

Në videon e publikuar nga Downing Street No 10 në Twitter, Johnson inkurajon rusët të përdorin një lidhje interneti VPN për të “qasur në informacione të pavarura” dhe më pas të ndajnë të vërtetën.

Duke folur në rusisht në fund të videos, kryeministri thotë se presidenti rus Vladimir Putin akuzohet për krime lufte, por se ai nuk beson se presidenti po vepron në emër të popullit të tij./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button