Borrell: Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell thotë se Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor në të.
Borrell këtë deklaratë e bëri në hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.
“Sot ne po fillojmë më në fund një proces që ju keni punuar dhe keni pritur shumë për të, po lëmë kohë ndryshimesh të mëdha gjeopolitike, ndryshime tektonike. Ne po ecim përpara drejt vendimeve strategjike dhe historike, me keqardhje qëndrojmë në rrënjët e rritura të historisë dhe jemi siç thashë dëshmitarë të ndryshimeve në gjeostrategjike tonë dhe ju jeni pjesë e saj”, ka thënë ai.
Mes tjerash, Borrell tha se rruga e Maqedonisë së Veriut drejtë BE-së ka nisur që nga viti 2005./21Media

Back to top button