Haradinaj e pret liberalizimin në vjeshtë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sot kanë filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, tha se shpreson që liberalizimi vizave për Kosovën të ndodhë në vjeshtë.
“Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Gjatë gjithë mandatit të tij si kryeministër, Ramush Haradinaj kishte dhënë disa “fjalë të mëdha”. Haradinaj i kishte thënë edhe në emisionin “Argument Plus” në RTV21 nga ku mund të mbahet lehtësisht mend flaja e tij “Liberalizimi ka ndodhë, pardje”./21Media

Back to top button