Borrell: BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Izraelit duke i cilësuar si një “përshkallëzim të paprecedentë”.
“BE dënon fuqishëm sulmin e papranueshëm iranian kundër Izraelit”, ka shkruar ai në platformën X. “Ky është një përshkallëzim i paprecedentë dhe një kërcënim i rëndë për sigurinë rajonale”, tha Borrell.