Borrell: BE-ja nuk do t’i tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, serbët t’i heqin barrikadat

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka reaguar pas sulmeve të fundit në veri të vendit, ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Borrell ka thënë se BE-ja nuk do të tolerojë sulmet e tilla. Ai ka kërkuar që barrikadat atje të hiqen menjëherë.
“BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj @EULEXKosovo ose përdorimi i akteve të dhunshme kriminale në veri. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë nga grupet e serbëve të Kosovës. Duhet të rivendoset qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinojë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in. Të gjithë aktorët duhet të shmangin përshkallëzimin”, ka shkruar Borrell./21Media

Back to top button