Borrell: Dialogu, rruga e vetme për ta stabilizuar situatën mes Kosovës e Serbisë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet vazhduar dhe se nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatën.
Këtë Borrell e tha në takimin e ministrave të jashtme të shteteve anëtare të NATO-s.
“Për Kosovën e Serbinë kemi pasur shumë tensione në muajt e fundit. Situata është bërë më e qetë së fundi. Por prapë ka nevojë të rikthehemi në tavolinën e dialogut, të vazhdohet dialogu. S’ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, ka thënë Borrell.

Ai tutje ka shtuar se për BE-në është shumë i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë. /21Media
Back to top button