Borrell në takim me kryeministrin Kovaçevski

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka arritur në qeveri në takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Sipas paralajmërimeve, Borrell dhe Kovaçevski pas takimit do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në qeveri.
Borrell i cili prej dje është për vizitë në Maqedoninë e Veriut, paradite është takuar me presidentin Stevo Pendarovski, ndërsa pasdite janë paraparë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe liderët e partive parlamentare./TV21

Back to top button