Dorëzohet padi kundër përgjysmimit të çmimit të biletave

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka dorëzuar një kërkesë-padi kundër Ministrisë së Infrastrukturës rreth vendimit për përgjysmimin e çmimit të biletave për disa kategori.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, tha se ky vendim i dëmton bizneset.
Ai bëri të ditur se padia pretendon për shkelje ligjore të vendimit të Ministrisë.
Kurtishaj tha se padia është bërë me qëllim që t’i jepet kohë Qeverisë së Kosovës që të reflektojë lidhur me vendimin e marr të premten.
“Presim reflektimin e Qeverisë për këtë vendim dhe vendemet e tjera që merren pa u konsultuar me bizneset”, ka thanë Kurtishaj.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, të premten kishte njoftuar se kanë marrë vendim për caktimin e çmimores në transportin ndërurban të udhëtarëve me autobus për kategoritë e veçanta siç janë: fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët punës dhe pensionistët./21Media

Back to top button