Borrell paralajmëron takim Kurti-Vuçiq para fundit të vitit

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se pret që udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen para fundit të vitit, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.
Duke folur pas një diskutimi të ministrave të Jashtëm të BE-së për situatën në Ballkanin Perëndimor, Borrell tha se ftesa e tij për liderët e Kosovës dhe të Serbisë shkon në këtë drejtim.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar për herë të fundit më 19 korrik, por pa arritur përparim në ndonjërën prej çështjeve kontestuese.
Borrell tha se pret nga Kosova dhe Serbia që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialog, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.
Nesër pritet të zhvillohet një takim i ri në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve. Këtë për protalin rtv21.tv e ka konfrimuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai tha se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.
Në takimin që do të mbahet në Bruksel, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvill dhe Dialog, Besnik Bislimi./21Media

Back to top button