Lazim Destani: Institucionet të krijojnë lehtësira për bizneset e pastra

Një ndër sipërmarrësit më të fuqishëm shqiptar, Lazim Destani i tha RTV21 se institucionet shqiptare duhet të krijojnë lehtësira për bizneset të cilat dihet që janë të pastra në mënyrë që ato të kenë qasje më të lehtë për të investuar në trevat shqiptare.
Sipas Destanit bizneset e huaja e kanë të vështirë të investojnë në trevat shqiptare për shkak të burokracive të shumta, nëse krijohen lehtësirat të cilat ai thotë se duhet të krijohen, do të ndalej edhe rinia shqiptare të cilën e vlerëson si kapitalin më të vlefshëm.
“Lazim DestaniRinia jonë është kapitali kryesor për çka edhe diaspora ka leverdi të investojë në trevat shqiptare, jo se ata nuk duan të investojnë por gjithmonë investitori dëshiron që investimin e vet ta ketë të garantuar dhe të siguruar dhe në këtë mënyrë si në Kosovë por edhe vise të tjera po krijohet kjo hapësirë dhe besoj se do të arrijmë ta ndalim rininë tonë të ikë nga trevat tona. Në anën tjetër institucionet duhet të krijojnë lehtësira që do të thosha bizneset që janë të shëndosha nuk është e nevojshme që gjithmonë të kalojnë nëpër byrokraci të ndryshme, shumë pyetje, shumë kërkesa ajo nuk duhet ndalen por duhet të kalojnë pa ngarkesa”, tha ai./RTV21/21Media