Borrell pas takimit me Kurtin: Mezi presim të kemi përparim konkret rreth dialogut Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se mezi pret një përparim konkret në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Këto fjali ai i shprehi në rrjetin social ”Twitter”, ku theksoi se së bashku me Albin Kurtin kanë diskutuar për sifdat gjeopolitike dhe implikimet rajonale në Ballkan.
”Shkëmbime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla në lidhje me sfidat gjeopolitike që po shohim për momentin dhe implikimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Ne diskutuam gjithashtu edhe hapat e ardhshëm në dialogun Beograd-Prishtinë. Mezi presim së shpejti të kemi përparim konkret”, ka shkruar Borrell./21Media

Back to top button