Borrell pas takimit me presidentët e Ballkanit Perëndimor: Po përgatitemi për valën e re të zgjerimit
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, u deklarua pas takimit me ka udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Neë York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Borrell i quajti ata anëtarë të ardhshëm të BE-së dhe tha se janë duke u përgatitur për valën e re të zgjerimit të Unionit.
“Takimi tradicional me gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, anëtarët e ardhshëm të BE-së. Ne diskutuam sfidat aktuale globale, përafrimin, punën e përbashkët në forume shumëpalëshe dhe reformat. Duke u përgatitur për valën e ardhshme të zgjerimit, ne duam ta bëjmë realitet integrimin progresiv”, shkroi Borrell në X.
Traditional meeting with our six Western Balkan partners, the future members of the EU
We discussed current global challenges, alignment, working jointly in multilateral fora, and reforms
Preparing for the next enlargement wave, we want to make progressive integration a reality pic.twitter.com/01OP5BDfpX
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 20, 2023
Në këtë takim po merr pjesë presidentja Osmani e cila mbrëmë pas takimit me Borrellin ka thënë se integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij.
“Në takimin e sotëm (mbrëmë) të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Neë York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka deklaruar ajo./21Media