Borrell: Putini nuk është Rusi, Rusia nuk është Putin

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka shprehur ngushëllime gruas së Alexei Navalnyt, i cili vdiq të premten në moshën 47-vjeçare në burg.

Borrell ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin dhe regjimi i tij duhet të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e liderit opozitar rus dhe se Putini nuk është Rusi dhe Rusia nuk është Putin.

“Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së për Yulia Navalnaya Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbahet përgjegjës për vdekjen e Alexei @navalny. Siç tha Julia, Putini nuk është Rusi. Rusia nuk është Putin Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile dhe mediat e pavarura ruse”, ka shkruar Borrell në “X”./21Media

Back to top button