Tërhiqet avokati i Selimit

David Young, avokati i ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rexhep Selimi, është tërhequr nga rasti, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (bashkëshortja e Selimit), Shqipe Mehmeti-Selimi ka shkruar në “Facebook” të hënën se largimi i Youngut nga mbrojtja e Selimit në Dhomat e Specializuara nuk ka të bëjë me çështje financiare, derisa ka shtuar se “ekipi vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës e fitores” por është larguar për shkaqe shëndetësore.

“Sqarim për publikun. E shkruaj këtë sqarim, në lidhje me lajmet e fundit që po qarkullojnë në media se njëri nga avokatët në ekipin e Rexhep Selimit është larguar nga ekipi. Një gjë e tillë është e vërtetë, por nuk ka të bëjë asgjë me çështje financiare, por me çështje shëndetësore të avokatit David Young. Ekipi i Rexhep Selimit vazhdon punën si gjithmonë, të përkushtuar ndaj të drejtës dhe fitores”, ka shkruar Mehmeti-Selimi.

Ajo ka falënderuar avokatin Young për mbrojtjen e Selimit.

Back to top button