Borrell: Rrjedhjet në tubacionet ruse, të qëllimshme

Çdo ndërprerje e qëllimshme në infrastrukturën energjetike të BE-së do ta haste “në një përgjgije të fuqishme”, kjo sipas diplomatit të lartë, Josep Borrell.

Ndërsa gazi vazhdoi të derdhej në Detin Baltik, nuk ishte e qartë se kush qëndronte pas kësaj.

BE beson se sabotimi ndoshta shkaktoi rrjedhjet e zbuluara të hënën nga tubacionet e Nord Stream, sipas Borrell.

Ai tha se BE është e shqetësuar dhe se këto akte nuk janë aspak të rastësishme dhe se sipas të gjitha informacioneve, lë të kuptohet se kjo rrjedhje në tubacionet ruse është e qëllimshme.

“Çdo ndërprerje e qëllimshme e infrastrukturës energjetike evropiane është krejtësisht e papranueshme dhe do të përballet me përgjigje të fortë nga BE”, tha Borrell, sipas NTV.

Ministri danez i mbrojtjes Morten Bødsko tha se ka “arsye për t’u shqetësuar” për situatën në Detin Baltik pas shpërthimeve nënujore.

Besohet se rrjedhjet në tubacionet Nord Stream u shkaktuan nga një “akt i qëllimshëm” – shumica e të cilëve iu drejtuan Kremlinit.

“Ka arsye për t’u shqetësuar për situatën e në Detit Baltik. Pavarësisht përpjekjeve të luftës në Ukrainë, Rusia ka një prani të konsiderueshme ushtarake në Detin Baltik dhe ne presim që ata të vazhdojnë”, tha ai./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button