Deputeti gjerman: Kosova e ka merituar kohë më parë liberalizmin e vizave
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka deklaruar se Presidenca Çeke në Bashkimin Evropian është duke bërë gjënë e duhur që po e trajton çështjen e procesin e liberalizimit të vizave për republikën e Kosovës.
Është e drejtë që presidenca çeke #BE po e trajton këtë çështje. Megjithatë, raporti i Komisionit Evropian nuk duhet të çojë në diskutime të mëtejshme dhe të pafundme. #Kosova e ka merituar #vizaliberalizimin shumë kohë më parë.”, ka shkruar Hacker.
Në anën tjetër, ministri i jashtëm i Çeksisë, Jan Lipavsky, pritet që të qëndrojë në Kosovë të enjten, më 29 shtator, në një vizitë që ndërlidhet me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.
Es ist richtig, dass die tschechische #EU-Ratspräsidentschaft sich diesem Thema widmet. Bericht der Europ. Kommission darf aber nicht zu weiteren, endlosen Diskussionen führen. #Kosovo hat die #Visaliberalisierung schon längst verdient. (TH) https://t.co/jmO1DZvhqd
— Thomas Hacker (@hacker_fdp) September 28, 2022
Çekia është aktualisht kryesuese e radhës në BE edhe ka thirrë një takim për 13 tetor të vendeve anëtare të unionit në të cilin veç tjerash do të diskutohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën./21Media