Borrell: Të ruhet vrulli i reformave në rajon
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim në AbuDhabi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.
“Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria”, u shpreh Rama për takimin.
Edhe Borrell ndau një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama.
Borrell tha se është e rëndësishme të ruhet vrulli i reformave në rajon si dhe besueshmëria ndaj BE-së./21Media