Borrell uron presidentin e ri të Shqipërisë: Mezi presim të punojmë së bashku

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës së presidentit të Shqipërisë.
Borrell ka thënë se pret bashkëpunim për marrëdhënie të sigurta BE-Shqipëri.
“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Presim me padurim që të punojmë bashkë për një marrëdhënie të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të familjes evropiane”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sot Bajram Begajn president të Shqipërisë. Begaj ishte propozuar dje si kandidat për president nga Partia Socialiste dhe në seancën e Kuvendit është zgjedhur si president me 78 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim./21Media

Back to top button