Bosch: Gjykata Speciale projekt i shtrenjtë evropian dhe e panevojshme (Video)

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj Gjykatës Speciale duke e cilësuar atë të panevojshme për shkak të, siç tha, mos ekzistimit të arsyes kryesore të krijimit të saj, trafikimit me organet njerëzore. Bosch e cilësoi Gjykatën si një projekt shumë të shtrenjtë evropian dhe nënvizoi se Gjykatë Speciale nuk është krijuar as për krimet e tmerrshme që Shteti Islamik, ISIS, ka kryer ndër vite. Ai e vlerësoi angazhimin e Shqipërisë për të rivlerësuar vendimin e Këshillit të Evropës, por tha se Kryeministri shqiptar, Rama, do të duhej të prezantonte një Rezolutë të re që do ta zëvendësonte te vjetrën. Ish-Ambasadori Holandez tha se gjykata aktuale duhe ttë tregoj shembull të drejtësisë dhe të mos mbajë në paraburgim njerëzot për një kohë të gjatë pa një aktakuzë.

Back to top button