BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt arritën në mbi 174 milionë euro

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në mbi 174 milionë euro.

“87.90 milionë euro, vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024, 174.30 milionë euro, vlera preliminare e remitancave, 64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve, 312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve, 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale, 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar, 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar dhe 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë”, thuhet në komunikatën e BQK-së për media.

Tutje, BQK ka bërë të ditur se rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Kosovë për muajin shkurt 2024.

Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga BQK, duke shtuar se vlera totale e tyre, sipas vlerësimeve preliminare, ka arritur në 174.3 milionë euro.

“Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind. Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-së. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro”, thuhet në komunikatën për media.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove./21Media

Back to top button