BQK ndalon ri-qarkullimin e kartmonedhës 500 euroshe

Banka Qëndrore e Kosovës (BQK) ka ndaluar ri-qarkullimin e kartmonedhës 500 euro.

BQK ka publikuar Rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, në të cilën thuhet se personat fizik si dhe ata juridik të cilët bartin më shumë se 100 copa monedha 500 euro, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e tyre.

Krejt kjo sipas BQK-së, bëhet me qëllim të parandalimit të futjes së parave të falsifikuara në Kosovë.

“Asnjë person fizik apo juridik nuk mund të ofrojë shërbime të depozitimit apo të tërheqjes së parave të gatshme përmes ndonjë lokacioni me shërbim fizik apo përmes ndonjë pajisje apo makine që përdoret nga klienti, në emër të ofrimit të shërbimeve financiare pa posedim të licencës dhe autorizimit nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës“, thuhet në njoftimin e BQK-së në Facebook.

BQK shton se Institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro.

Kjo rregullore pritet të hyjë në fuqi më 1 shkurt të vitit 2024./21Media 

Back to top button