Vuçiq- Lajçakut: Lëvizjet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se  është takuar në Davos të Zvicrës me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Vuçiq ka thënë se ka pasur diskutim të hapur me Lajçakun”.

“Një bisedë e hapur me Miroslav Lajçakut gjatë Forumit Ekonomik Botëror për situatën në Kosovë e M. dhe kërcënimet me të cilat po përballet çdo ditë popullata serbe, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon. E ritheksova se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme të bazuar në dialog dhe të drejtën ndërkombëtare, por gjithashtu paralajmërova se lëvizjet e Prishtinës vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tash në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Vuçiq në “Instagram”./21Media

Back to top button