BQK njofton se pagesat në Kosovë do të kryhen vetëm me euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se ka miratuar një rregullore për operacionet për paratë e gatshme, e cila thotë se monedha e vetme që lejohet për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë është euro.
Sipas njoftimit për media, kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 shkurt.
“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 35 të kësaj rregulloreje.
Banka Qëndrore e Kosovës (BQK) gjithashtu ka ndaluar ri-qarkullimin e kartmonedhës 500 euro.
BQK dje ka publikuar Rregulloren e ku thuhet se personat fizik si dhe ata juridik të cilët bartin më shumë se 100 copa monedha 500 euro, janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e tyre./21Media