Krasniqi kërkon hetim dhe përgjegjësi për shpërthimin në Trepçë

13 minatorë të Minierës së Stantërgut janë lënduar të mërkurën si pasojë e rrjedhjes së acidit sulfurik.

Lidhur me këtë Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se duhet që të zhvillohet një hetim i plotë dhe i pavarur për të identifikuar shkaqet dhe përgjegjësitë në këtë ngjarje e cila ka mundur të përfundoj me fatalitet.

Deri sa ka uruar minatorët për shërim të shpejtë, ai e ka fajësuar Qeverinë aktuale pasi që minatorët nuk po trajtohen si duhet ndonëse po kërkojnë vazhdimisht trajtim adekuat.

“Përkundër kërkesave të vazhdueshme ndaj Qeverisë aktuale, minatorët e Trepçës kanë përjetuar mungesën e trajtimit adekuat”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./21Media

 

Back to top button