BQK: Rreth 4 milionë monedha u tërhoqën nga qarkullimi këtë vit

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka mbajtur sot konferencën tradicionale të fundvitit me gazetarë.
Ismaili ka përmendur fenomenin e parave të falsifikuara gjatë këtij viti.
“Ka vazhduar lufta ndaj fenomenit të parasë së falsifikuar. Rreth 4 milionë copë monedha janë tërhequr nga qarkullimi, jo sepse kanë qenë të dyshimta, por për shkak të nevojë për të furnizuar të reja komplet në sektorë që të jetë e lehtë të dihet çka është e falsifikuar e çka e re. Prej tyre, rreth 81 mijë copë janë të dyshuara për të falsifikuara”, u shpreh ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?