Braçe: Të kalojnë në ‘sitë’ shtesat e ndërtesave, me apo pa leje

Emergjencat e krijuara nga tërmeti

Mbledhja e shtatë e jashtëzakonshme e Qeverisë së Shqipërisë këtë të mërkurë u mbajt në mungesë të kryeministrit i cili ndodhet në Londër për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Numri dy i qeverisë, Erjon Braçe, gjatë fjalës së tij lidhur me emergjencën e krijuar nga tërmeti ngriti shqetësimin e shtesave në ndërtesat me apo pa leje.

Ai kërkoi paralelisht me vlerësimin e dëmeve në terren të kalojnë në sitë edhe këto shtesa.

Për të dyja rastet, Braçe tha se do të duhet të mbahet përgjegjësi qoftë nga zyrtarët që i kanë dhënë këto leje, apo individët që i kanë bërë pa leje.

Në fund fare, Braçe tha se do të duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me to.

Në Lezhë, Laç dhe Krujë. Çfarë do të bëhet me shtesat me leje dhe pa leje që janë bërë mbi ndërtesat e ndërtuara para viteve ’90. Për mendimin tim, te ato që janë bërë me leje sipas ekspertëve atje ku janë paraqitur rrezikojnë të gjithë strukturën e ndërtesës që sot është në rregull të mbajnë përgjegjësi të gjithë zyrtarët që i kanë bërë këto gjëra. Atje ku janë pa leje po prapë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që i kanë bërë këto gjëra dhe në fund duhet marrë një vendim teknik se çfarë do të bëhet me këto shtesa që rrezikojnë një ndërtesë me pesë kate tërësisht, sidomos ato që janë bërë në lartësi”, tha Braçe./oranews

 

Back to top button