Brad Pitt ngrit padi ndaj ish-bashkëshortes

Brad Pitt po e akuzon ish-gruan, Angelina Jolie me pretendimin se ajo i ka dëmtuar reputacionin e biznesit të verës, e cila ishte në pronësi të dyshes më parë.
Në dosjen e fundit të Pitt, në betejën e tij të vazhdueshme me Jolie, aktori pretendon se kjo e fundit qëllimisht i shkaktoi dëm, duke shitur interesant e saj në kompaninë e verës.
Pitt ka thënë se ata kishin rënë dakord që të mos shesin kurrë interesat e tyre përkatëse në biznesin familjar pa pëlqimin e njëri-tjetrit.
Mirval u bë projekt i madh, miliona dollarësh.
Në dosje thuhet se Jolie ka planifikuar qysh në tetor t’i shiste interesat e saj.
“Jolie ndoqi e përfundoi shitjen në fshehtësi, duke e mbajtur Pitt qëllimisht larg çështjes dhe duke shkelur me vetëdije të drejtat kontraktuale të aktorit”, thuhet në dosjen e ekipit të Pitt.
Kujtojmë që, Angelina dhe Brad janë prindër të gjashtë fëmijëve./21Media

Back to top button