Bredhi nga bombolat e vaksinave në qendër vaksinimi

 
Kjo strukturë tregon një bredh, në maje të të cilit shihet e vendosur një kapelë babadimri. Ai u vendos në qendrën më të madhe të vaksinimit kundër COVID-19 në Bukuresht.
Bredhin e bën unik materiali nga i cili u ndërtua, që janë bombolat e vaksinave të cilat u shfrytëzuan për vaksinim të personave në luftën kundër COVID-19.
Bredhi, por edhe dhuratat rreth tij u ndriçuan nga drita neoni, disa prej të cilave u vendosën brenda bombolave të vaksinave të zbrazura. Numri i tyre arrin në 19, 000.
Ideja e ndërtimit të këtij bredhi dedikuar Krishtlindjes në këtë qendër është për të treguar se që prej hapjes së saj, atje u vaksinuan 200,000 persona.
Kështu, stafi mblodhi bombolat e zbrazura, ndërkaq me ndërtim të tij filloi në fillim të muajit të kaluar. Ata në ndërtim të tij punuan edhe jashtë orarit të punës, ndonjëherë deri në orën 2 të mëngjesit.
Dr. Radu Cristian është kordinator i qendrës së vaksinimit në Bukuresht. Ai ka treguar se ky bredh u ndërtua nga bombolat e vaksinave. Sipas tij, numri i bombolave arrin në 19 mijë. Kryesisht janë vaksina Pfizer, por se ka edhe nga ato Moderna e Johnson & Johnson, ka thënë ai.
Dr. Cristian ka falënderuar të gjithë ata që janë vaksinuar në këtë qendër. Ai ka treguar se deri më tani atje janë vaksinuar 200 mijë persona.
Gjatë dy muajve të kaluar në Rumani vdiqën me qindra persona si pasojë e COVID-19.
Autoritetet e vendit morën masa për fushatën e vaksinimit, por deri më tani, nga 19 milion persona u vaksinuan vetëm 7.5 prej tyre./21Media

Back to top button