Kamberi: S’kërkojmë poste politike në Beograd, por përfaqësim adekuat të shqiptarëve në institucione

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi deklaroi se e drejta e përdorimit të lirë të gjuhës mohohet edhe për shkak të faktit të mungesës së një të drejte që shqiptarët nuk po arrijnë ta realizojnë për 21 vjet, sa ka filluar një proces politik me Serbinë.
Kamberi, sonte në “Click” të RTV21 u shpreh se kur kërkojnë integrim, nuk kërkojnë vend në ministri.
“Ne nuk kërkojmë poste politike në Beograd, ne kërkojmë përfaqësim adekuat të shqiptarëve në institucionet e shtetit”, tha ndër të tjera ai./21Media

Back to top button