Brenda 24 orëve regjistrohen më tepër të shëruar sesa të infektuar nga COVID-19

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 318 raste të reja COVID-19, nga 2 mijë e 358 testimeve të kryera në Maqedoninë e Veriut. Janë shëruar 468 pacientë, ndërsa kanë vdekur 7 pacientë, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Sipas Regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19, nga sistemi “Termini im” janë regjistruar gjithashtu 6 persona të vdekur në periudhën prej datës 11.02. deri me 05.03.2022.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (318), janë regjistruar 43 riinfektime.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 300 mijë e 714, numri i të shëruarve është 289 mijë e 532, numri i të vdekurve është 9 mijë e 117 dhe numri i rasteve aktive është 2 mijë e 65./TV21

Back to top button