Brenda rezidencës miliona dollarëshe të Britney Spears dhe Sam Asghari

Britney Spears dhe Sam Asghari u martuan me ceremoni.
Spears dhe Asghari kanë blerë një rezidencë, ku do ta vazhdojnë jetën e tyre si çift i martuar tashmë.
Sipas TMZ, të sapomartuarit nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur procesin e shpërnguljes në po të njëjtën ditë, në Kaliforni.
Shtëpia e re goxha e kushtueshme, ka sipërfaqe prej 11.650 metër katrorë – thuhet se ata shpenzuan, 11.8 milionë dollar për shtëpinë.
Sipas burimeve pranë çiftit, shtëpia besohet të jetë shumë pranë shtëpisë së ish-bashkëshortit të Britney, Kevin Federline, ku jeton ai me djemtë të cilët i ndan bashkë me këngëtaren.
Djemtë e Britney-t nuk ishin të pranishëm në dasmën e saj. Avokati i Federline ka thënë se ata ishin të lumtur për nënën e tyre, por se donin ta linin vetëm dhe në qendër të vëmendjes në ditën e saj më të veçantë./21Media

Back to top button