Brenda zyrës së RTV21 në SHBA

Halil Mula është korrospodent i RTV21 i cili për më shumë se dy dekada raporton nga SHBA-ja. RTV21 është i vetmi televizion kombëtar që e ka selinë e vet në SHBA.

Mula për emisionin “N’maje T’gjuhës me Xherin” në RTV21 zbuloi detaje nga kjo zyrë e cila është themeluar që nga viti 2006.

Ai tregoi edhe historinë e flamurit amerikan i cili është në zyrën e RTV21 në OKB.

“Ky flamur i SHBA-ve është ngritë mbi Capitol Hill në Washington për 19 vjetorin e RTV21, janë tre: një është këtu në zyrën tonë, një e ka Afërdita, një Eugeni”, tha Mula.

Vend të veçant në zyrën e RTV21 në SHBA ka zënë edhe “Proklamata” për RTV21, përmes së cilës njihet puna e RTV21 në afirmimin e çështjes kombëtare dhe informimin e shqiptarëve në New York.

Halil Mula duke treguar fotografi të shumta me liderë botërorë, zbuloi se presidenti Bill Clinton ka qenë njeriu më i afërti, më i mirëfillti gjatë intervistave që ka realizuar./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button