Breshëri plumbash ndaj administratorit të Kallmetit pas konfliktit në zyrë

Kreu i njësisë administrative të Kallmetit në Lezhë mbeti i plagosur pasditen e sotme me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:30 minuta.
41-vjeçari është qëlluar Besnik Simoni në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër.
Ai është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i identifikuar nga policia si Altin Marku, banor i Kallmetit, i cili është shpallur në kërkim dhe po krehet e gjithë zona nga policia për kapjen e tij.
Administratori i Kallmetit është dërguar me urgjencë fillimisht në spitalin e Lezhës dhe më pas është nisur drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e tij shëndetësore është e rënduar. Tre plumba e kanë kapur në pjesë të ndryshme të trupit./oranews

Back to top button