Brightoni dhe Liverpooli ndajnë pikët

Liverpooli ka arritur të marrë vetëm një pikë kundër rivalit ta papërshtatshëm në Premier Ligë, Brightonit, me të cilin ka barazuar me rezultat 2-2.

Mohamed Salah pati paraqitje të shkëlqyer për skuadrën e Jurgen Klopp, por dy golat e tij nuk mjaftuan për ta shmangur barazimin në fund.

Tre gola u realizuan brenda 45 minutave të para. Ishte Brightoni që kaloi në avantazh në minutën e 20’ të ndeshjes me golin e Adingra, por Salah përmbysi gjithçka me dy gola në minutat 40’ dhe 45’.

Megjithatë, vendasit u rikthyen sërish në lojë duke barazuar në 2-2 me golin e minutës së 78’ të realizuar nga Dunk.

Pas këtij barazimi, Liverpooli ka mbledhur 17 pikë në vendin e tretë, kurse Broghtopni është i gjashti me 16 [ikë.

Back to top button