Brightoni eliminon Liverpoolin nga Kupa e Anglisë

Brighton & Hove Albion u rikthyen nga disavantazhi për ta mposhtur Liverpoolin 2 me 1 dhe kaluan në raundin e pestë të Kupës FA.
Liverpooli e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi pas gjysmë ore lojë me golin e Eliott, por vetëm nëntë minuta më vonë, vendasit barazuan përmes Dunk i cili shënoi për 1-1, rezultat ky me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Pjesa e dytë solli lojë shumë të bukur nga të dy ekipet në teren, por në fund fitores iu gëzuan vendasit pasi gjetën golin në minutat shtesë, kur Mitoma tronditi skuadrën e Jurgen Klopp për ta eliminuar nga ky kompeticion.

Back to top button