Donald Trump e hap fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se do të kandidojë për president të SHBA-së në vitin 2024.
Ai ka bërë të ditur se filloi fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 me një ndalesë të shtunën në New Hempshër, përpara se të vazhdonte drejt Karolinës së Jugut.
Vizitat e tij në këto dy shtete, që organizojnë votimet më të hershme, shënojnë aktivitetet e para të fushatës elektorale që kur ai njoftoi kandidimin mbi dy muaj më parë.
“Po fillojmë. Po ia fillojmë nga këtu si kandidat për president”, u tha ai drejtuesve të Partisë Republikane të mbledhur në takimin vjetor në Nju Hempshër, përpara se të ndalej në orët e vona të pasdites në Kolumbia, për të prezantuar ekipin e tij drejtues në shtetin e Karolinës së Jugut. “Jam më i zemëruar tashmë dhe jam më i përkushtuar tani se ç’kam qenë ndonjëherë”./21Media

Back to top button