“Brit Awards 2025”, Dua Lipa dominon në kategoritë kryesore me gjithsej katër nominime

Janë bërë zyrtarisht të ditur nominimet për mbrëmjen e madhe të ndarjes së mimeve, Brit Awards 2025.

Në 14 kategori të ndryshme, janë nominuar 70 artistë, mes të cilëve përfshihen disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtar, Dua Lipa, ka arritur të nominohet gjithsej në katër kategori, përfshirë çmimet e rëndësishme si ‘Artisti i Vitit’, ‘Albumi më i mirë i vitit’ për “Radical Optimism” dhe ‘Kënga më e mirë e vitit’ për “Training Season”. Ajo gjithashtu është nominuar për çmimin ‘Artistja më e mirë e zhanrit pop’.

Fituesit do të shpallen në një ceremoni plot me yje që do të mbahet në arenën O2 në Londër, më 1 mars, nën drejtimin e Jack Whitehall.

Back to top button