Brit Awards heq kategoritë që përcaktojnë gjini 

Dua Lipa dhe J Hus janë të fundit në histori që fitojnë çmim si “Artistja më e mirë femër” dhe “Artisti më i mirë mashkull”.
Kjo sepse, që nga viti i ardhshëm të dy kategoritë do të kombinohen në një për “Artistin më të mirë britanez”, kanë bërë të ditur organizatorët.
Artistët si Sam Smith e Ëill Young kanë bërë thirrje për ndryshim, ku thanë se sistemi aktual i lë jashtë artistët jobinarë(gjini asnjënëse).
Smith, i cili është jobinar, humbi një nominim këtë vit.
Albumi i tyre, “Love Goes”, u listua i dyti në toplistë në Britani të Madhe, por iu pamundësua që të nominohej në ndonjëren kategori meqë është jobinar.
“Brits ka qenë pjesa më e rëndësishme në karrierën time. Muzika për mua ka qenë gjithmonë unfikuese jo divizon. Po kujtoj kohën kur çmimet ishin reflective për shoqërinë në të cilën jetojmë. Le të festojmë për të gjithë, pavarësisht gjinisë, racës, moshës, aftësisë”, ka shkruar Smith në një post në Instagram, të cilin tashmë e ka fshirë./21Media

Back to top button